PRESIDENTI TURK REXHEP TAIP ERDOGAN IU DREJTUA PRESIDENTIT RUS VLADIMIR PUTIN DUKE DEKLARUAR SE TURQIA ËSHTË GATI TË ORGANIZOJË BISEDIME PAQEJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Ankara, Turqi | Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se ishte gati të organizonte bisedime paqeje në Ukrainë.
Sipas një deklarate nga presidenca turke, presidenti Erdogan i tha presidentit Putinit se bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë në Stamboll nga vendi ku u ndërprenë (në vitin 2022, red.) dhe se Turqia është gati të presë negociatat që do të çonin në një zgjidhje të përhershme të konfliktit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments