MIJËRA NJERËZ MARSHUAN NË 60 VENDE NË GJERMANI KUNDËR TË DJATHTËS EKSTREME ALTERNATIVA PËR GJERMANINË (AFD).
- Agjencia Telegrafike Vox
- 11 hours ago
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Mijëra njerëz protestuan sot në të gjithë Gjermaninë kundër të djathtës ekstreme, ndërsa partia AfD paraqiti një ankesë kundër një vendimi për ta etiketuar atë si një grup ekstremist.
Javën e kaluar, shërbimet e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë e klasifikuan partinë anti-imigracion Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një grup ekstremist të krahut të djathtë, duke e akuzuar atë se kërkon të minojë demokracinë e vendit.
Sot, protestuesit anti-AfD marshuan në 60 vende në të gjithë Gjermaninë, pas një thirrjeje nga grupi “Së bashku kundër të djathtës”.
Në Berlin, 3000 protestues u mblodhën jashtë Portës së Brandenburgut, sipas policisë.
Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen në 7000 veta.
Slogani ishte: “Së bashku kundër fashizmit”.
“AfD nuk është një parti normale dhe nuk duhet të trajtohet si e tillë”, deklaroi grupi organizues në faqen e tij të internetit.
“Ka ardhur koha për ta konsideruar seriozisht ndalimin e grupit”, tha grupi.
Megjithatë, AfD-ja po rritet në popullaritet. Në zgjedhjet e muajit shkurt, ajo u rendit e dyta vetëm pas konservatorëve të kancelarit të ri Fridrsish Merc (Friedrich Merz).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments