PRISHTINË: BIZNISMENIT SHEFQET CAKOLLI IU SEKUESTRUAN PASURI MATERIALE ME VLERË FINANCIARE MBI 2 MILIONË €.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Prokuroria Speciale e Kosovës në vazhdën e hetimeve penale për çështjen e njohur si “Mati” sekuestroi pasuri materiale të patundshme me vlerë financiare rreth 2 milionë €, në kuadër të hetimeve për pastrim parash në zotërimin e:
1- Z. Shefqet Cakolli (i arrestuar në muajin shtator).
Në kuadër të zhvillimit të hetimeve penale pasuria meteriale e sekuestruar kap vlerën finaciare 2,286,054.00 €.
Me e urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special sekuestroi:
1- “20 njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 euro”.
2- “2 lokale afariste me sipërfaqe të tërësishme 167.54 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 335,080.00 euro”.
3- “17 vendparkingje (garazha) me sipërfaqe të tërësishme 241.96 m², me vlerë të përafërt të tregut 145,176,00 euro”.
4- “6 depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 Euro”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments