PROKURORIA E TIRANËS SEKUESTROI PASURITË MATERIALE TË ILBER (YLBER) DOMIT | INTERPOL WIESBADEN E KA SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR DROGË | EDMOND DOMI DHE ERNEST DOMI KONSIDEROHEN BASHKËPUNËTORË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 27
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa pasuri materiale të z. Ilber Domi.
Ai është nën hetim penal paraprak nga autoritetet gjermane për trafikim të lëndëve narkotike.
Ai është i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden (i Republikës Federale të Gjermanisë).
Ai akuzohet për veprat penale të:
1- “Trafik i lëndëve narkotike”.
2- “Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Pjesëtarë të grupit të tij kriminal konsiderohen edhe:
1- Z. Edmond Domi.
2- Z. Ernest Domi.
Njoftim | Nën hetim në Gjermani për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit I.D. në Shqipëri.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë e shtetasit I.D., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’ parashikuar nga Kodi Penal Gjerman.
Në kuadër të hetimit pasuror nr.01, të datës 17.01.2024, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka vërtetuar se shtetasi i mësipërm është nën hetim nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”, vepër penale e cila është objekt i ligjit nr.10192.
Nga hetimi pasuror për shtetasin I.D. dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, rezultoi se vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij.
Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera në lidhje me shtetasin I.D. dhe të afërmve të tij, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe nga kjo veprimtari ka krijuar pasuri të cilat nuk justifikohen me nivelin e të ardhurave dhe veprimtaria e ligjshme e këtij shtetasi.
Për këto arsye, në bazë ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi sekuestrimin e pasurive dhe gjykata pranoi sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:
– Pasuria e paluajtshme nr.116/27, lloji arë me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;
– Pasuria apartament, me sip.113.8m2, e ndarë në sip.77.7m2 neto, 11.3m2 sipërfaqe e përbashkët dhe 24.8m2 verandë; dhe
– Pasuria njësi, me sipërfaqe bruto 98.8m2, si dhe 2 postet e parkimit me numra P53 dhe P54, të porositura sipas kontratës, thuhet në njoftim.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
留言