top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NË MBRETËRINË E BASHKUAR BËHET KRIM TË NGJITESH NË STATUJËN E UINSTON ÇËRÇILLIT (WINSTON CHURCHILL).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 7
  • 2 min read
ree

Londër, Britani e Madhe | Qeveria laburiste britanike dëshiron ta bëjë krim ngjitjen në statujën e Uinston Çërçillit (Winston Churchill), në Sheshin e Parlamentit, në zemër të Londrës, në një goditje që prek edhe monumente të tjera të mëdha të dedikuara për të rënët e luftës dhe veteranët, siç është Cenotafi në Uaitholl (Whitehall) dhe Memoriali i Artilerisë Mbretërore në Haid Park (Hyde Park).

 

Shkelësit mund të përballen me deri në tre muaj burg dhe një gjobë prej 1000 £ për përdhosje të monumenteve ikonike britanike”, raporton enti mediatik “BBC News”.

 

Vendimi i ekzekutivit të udhëhequr nga kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) shpallet në mes të festimeve për 80-vjetorin e Fitores në Luftën e Dytë Botërore në Evropë kundër Gjermanisë naziste dhe aleatëve të saj, të cilat, kulmojnë me Ditën e V (Fitorja në Evropë) nesër.

 

Masa përmbahet në një projektligj mbi krimin dhe policimin, i cili, aktualisht është duke u diskutuar në Parlament.

 

Duke njoftuar përfshirjen e statujës së Çërçillit (Churchill) në një listë monumentesh të mbrojtura, sekretarja e Brendshme Ivet Kupër (Yvette Cooper) tha: “Ndërsa vendi bashkohet për të shënuar Ditën e Fitores në Luftën e Frontierit, është e drejtë të sigurohemi që statuja e Unston Çërçillit (Winston Churchill) të trajtohet me respektin që meriton, së bashku me monumentet e tjera të shenjta të vendit tonë”.

 

Në të kaluarën, statuja është shënjestruar disa herë nga protestuesit, dhe madje është dëmtuar me fjalët: “Ai është racist”.

 

Vetë kryeministri Starmër (Starmer) donte të ndërhynte për të nënvizuar rëndësinë e vendimit të marrë nga qeveria e tij.

 

Zemërimi i justifikuar që shpërthen ndërsa njerëzit përdorin statujën si platformë për protestat e tyre është dëshmi e dashurisë së thellë dhe të qëndrueshme që të gjithë britanikët e mirë kanë për Sër Uinstun (Sir Winston)”, tha kryeministri britanik.

 

Është më e pakta që i detyrohemi atij dhe pjesës tjetër të brezit të madh, t’i bëjmë këto akte të dënueshme me ligj”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page