U ZHVILLUA TELEFONATA E PARË MES PAPA LEO XIV-të DHE PRESIDENTIT VOLODIMIR ZELENSKI | PRESIDENTI ZELENSKI E FTOI TË BËJË UDHËTIM APOSTOLIK NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 12
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Voldimir Zelenski pretendon në Telegram se e ftoi Papa Leo-XIV-të në Ukrainë gjatë telefonatës së tyre të parë.
“Unë fola me Papa Leo XIV. Kjo ishte biseda jonë e parë, por ishte shumë i ngrohtë dhe me të vërtetë domethënëse”, tha udhëheqësi ukrainas, duke shpjeguar se e kishte ftuar Shenjtërinë e Tij të bënte një vizitë apostolike në Ukrainë, një vizitë që do t'u sillte shpresë të vërtetë të gjithë besimtarëve, të gjithë popullit ukrainas.
“Faleminderit për mbështetjen tuaj ndaj Ukrainës dhe të gjithë popullit tonë. Ne i vlerësuam shumë fjalët e Shenjtërisë së Tij mbi nevojën - tha presidenti Zelenski - për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për vendin tonë dhe për të liruar të burgosurit.
Ne folëm për mijëra fëmijë ukrainas të deportuar nga Rusia. Ukraina po mbështetet në ndihmën e Vatikanit për t'i kthyer ata në shtëpi pranë familjeve të tyre”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments