top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI PORTËZ; FIER | U ARRESTUA PANDELI BOZHA (BABAI I KANDIDATES SË SUBJEKTIT POLITIK PUSHTET-KËRKUES PARTIA SOCIAL DEMOKRATE NË FIER LIMONERA BOZHA): AKUZOHET PËR BLERJE VOTASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 2 min read

Fshati Portëz, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Pandeli Bozha.


Ai është babai i kandidates së subjektit politik pushtet-kërkues Partia Social Demokrate në Fier, Limonera Bozha.

 

Njoftim | Si rezultat i një hetimi njëmujor, nën drejtimin e SPAK, është dokumentuar një rast i blerjes së votave, dhe është vendosur në pranga autori.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale të "Korrupsionit aktiv në zgjedhje".

 

Nga hetimet dyshohet se, gjatë një muaji, ai ka dhënë shuma parash shtetasve të ndryshëm me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.

 

Materialet procedurale janë referuar SPAK për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Njoftim | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më 08.05.2025 ka regjistruar procedimin penal nr.60/2025 për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal.

 

Procedimi është regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ndërsa hetimet janë zhvilluar me metoda proaktive të hetimit.

 

Mbi bazën e hetimeve të kryera, deri tani është krijuar dyshimi i arsyeshëm, se më datë 08.05.2025, rreth orës 10:00,  shtetasi me inicialet P.B. është takuar me shtetasin V.L në banesën e këtij të fundit dhe i ka kërkuar mbështetje për vajzën e tij – kandidate për deputete e një subjekti politik në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

 

Në këmbim të mbështetjes, shtetasi P.B i ka ofruar shtetasit V.L një shumë parash dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku me ngjyrë portokalli, ishte shënuar emri i kandidates që duhej të votohej.

 

Gjatë kontrolleve të kryera është sekuestruar fleta e ngjashme me atë të votimit dhe një kartmonedhë.

 

Nga hetimi rezulton se shtetasi V.L. ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, ndërsa shtetasi P.B. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

 

Më datë 12.05.2025, në orën 02:00 është ekzekutuar urdhri i prokurorit të posaçëm për ndalimin e shtetasit, P.B, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasi, V.L.

 

Hetimet vijojnë për të verifikuar raste të tjera të shitblerjes së votës nga shtetasi, P.B.

 

Prokuroria e Posaçme falenderon Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në kryerjen e hetimeve lidhur me këtë procedim penal, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page