PAPA LEO-të PATI TAKIM ME PËRFAQËSUES TË MEDIAVE NGA E GJITHË BOTA KU U DREJTOI MESAZHIN E MËPOSHTËM: JINI PAQEBËRËS; KËRKOJENI TË VËRTETËN ME DASHURI; JO LUFTËN E FJALËVE DHE TË PAMJEVE (IMAZHEVE).
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 12
- 1 min read

Vatikan | Papa Leo XIV-të u bën thirrje gazetarëve të jenë paqebërës duke i ftuar ata të kërkojnë të vërtetën me dashuri dhe duke i thënë jo luftës së fjalëve dhe të pamjeve (imazheve).
“Ne duhet ta hedhim poshtë paradigmën e luftës”, tha ai në fjalimin e tij para përfaqësuesve të mediave nga e gjithë bota gjatë takimit në Sallën Paul VI.
Duke cituar “Predikimin e Jezusit në Mal”, Papa Prevosti i ftoi gazetarët të angazhoheshin për të çuar përpara një formë të ndryshme komunikimi, një formë që nuk kërkon konsensus me çdo kusht, nuk vishet me fjalë agresive, nuk përqafon modelin e konkurrencës dhe nuk e ndan kurrë kërkimin e së vërtetës nga dashuria me të cilën duhet ta kërkojmë atë me përulësi.
Paqja fillon me secilin prej nesh: nga mënyra se si i shohim të tjerët, i dëgjojmë të tjerët, flasim për të tjerët; dhe, në këtë kuptim, mënyra se si komunikojmë është me rëndësi themelore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments