top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRINCESHA MARTA LUIS (MARTHA LOUISE) E NORVEGJISË U MARTUA ME SHAMANIN DUREK VERRETT | 350 TË FTUAR ISHIN TË PRANISHËM NË CEREMONI: ASNJË I FTUAR NGA SHTYPI NORVEGJEZ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 1, 2024
  • 2 min read
ree
Princesha Martha Louise e Norvegjisë me shamanin amerikan Durek Verrett.

Oslo, Norvegji | Princesha Marta Luis (Märtha Louise) e Norvegjisë është martuar me shamanin amerikan Durek Verrett.

 

Ceremonia u mbajt dje në Geiranger, një fshat piktoresk pranë Ålesund-it në bregun perëndimor të Norvegjisë.

 

Dashuria jonë ka triumfuar kundër të gjitha mosmarrëveshjeve dhe do të zgjasë përgjithmonë”, tha princesha Marta Luis ( Märtha Louise) për revistën britanike Hello!, e cila fitoi të drejta ekskluzive për fotot nga ceremonia.

 

Ajo është femra më e bukur dhe më e jashtëzakonshme në botë, jam shumë i lumtur”, deklaroi shamani Durek Verrett, duke u ndalur për të folur me gazetarët jashtë hotelit ku u zhvillua ceremonia.

 

Kam pritur kaq shumë vite”, shtoi ai.

 

Princesha Marta Luis (Märtha Louise), vajza e mbretit Harald V të Norvegjisë, nuk mban poste zyrtare në familjen mbretërore, pas një vendimi të marrë në vitin 2022 për të dalluar punën e saj në biznes me bashkëshortin e saj nga aktivitetet e kurorës norvegjeze.

 

Monarku 87-vjeçar ishte i pranishëm në dasmë, së bashku me mbretëreshën Sonja dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore norvegjeze, të gjithë të veshur me veshje tradicionale popullore.

 

Mes 350 të ftuarve, shumë ishin amerikanë dhe skandinavë, duke përfshirë Princeshën Victoria të Suedisë dhe bashkëshortin e saj, Princin Daniel.

 

Ceremonia, e natyrës private, nuk ndoqi protokollin klasik të një dasme mbretërore, duke reflektuar natyrën e çiftit, i cili ka qenë shpesh në qendër të skandaleve të lidhura me deklaratat e diskutueshme të shamanit Verrett, të përforcuara nga shtypi norvegjez.

 

Të dy i shitën të drejtat ekskluzive të dasmës Netflix-it për video dhe Hello! për fotot.

 

Megjithatë, kjo nuk i ka dekurajuar mediat, të cilat janë pozicionuar jashtë hotelit për të përjetësuar çiftin.

 

Mirëpo, çifti hyri dhe dalja e të ftuarve nga kasollja ku u zhvillua ceremonia u mbulua me çarçafë të bardhë.

 

Unë jam ndjerë gjithmonë i pranuar nga populli norvegjez, por jo nga shtypi”, tha shamani Verrett, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me marrëdhëniet e tij me mediat në Norvegji.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page