top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA E PËRKOHSHME E VENEZUELËS DELSI (DELCY) RODRIGUEZ: NË VENEZUELË KA NJË QEVERI; AJO E PRESIDENTIT NIKOLAS MADURO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delsi (Delcy) Rodriguez, tha të shtunën se në vendin e saj populli qeveris dhe ekziston një qeveri, qeveria e Presidentit Nikolas (Nicolás) Maduro, i cili, u kap një javë më parë së bashku me gruan e tij, kongresmenen Silia (Cilia) Flores, nga forcat amerikane gjatë një serie sulmesh”.


Kështu raporton agjencia spanjolle e lajmeve “Efe”.


Kush e qeveris Venezuelën? Pushteti i popullit dhe qeveria e tyre kushtetuese, kështu që nuk ka dyshim, nuk ka pasiguri, jo, jo, jo, jo, populli venezuelian qeveris këtu, e atje ka një qeveri, qeveria e Presidentit Nikolas (Nicolás) Maduro, dhe unë kam përgjegjësinë të udhëheq vendin ndërsa ai mbahet rob”, tha ajo.


Në një aktivitet të transmetuar nga rrjeti televiziv shtetëror venezuelian, ajo deklaroi se:

1- Ata do të vazhdojnë ta dënojnë sulmin kriminal të së shtunës, më 3 janar, i cili, do të mbetet në histori si një njollë e madhe në marrëdhëniet midis vendit të saj dhe Shteteve të Bashkuara”.


Nuk do të pushoj asnjë minutë derisa të kemi përsëri Maduron dhe Floresin, të ndaluar në Jorkun e Ri me akuza për trafik droge dhe korrupsion”, tha ajo.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page