EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA VENDOSI SHTETRRETHIM NË KATËR PROVINCA ME QËLLIM GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Kuito, Ekuador | Presidenti Daniel Noboa, ka nënshkruar një dekret që vendos orën policore në katër provinca, si pjesë e një goditjeje kundër krimit të organizuar.
Masa do të hyjë në fuqi në mesnatë më 15 mars dhe përfshin një ndalim trafiku nga ora 23:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit në provincat e Guaias, Los Rios, El Oro-s dhe Santo Domingo de los Cakilas (Tsáchilas).
Masa ndryshon dekretet e mëparshme që zgjatën gjendjen e jashtëzakonshme në vend dhe do të mbetet në fuqi të paktën deri më 30 mars.
Gjatë intervalit kohor të prekur, liria e lëvizjes do të pezullohet, ndërsa do të lejohen vetëm shërbimet thelbësore, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor, forcat e sigurisë dhe punonjësit e reagimit ndaj emergjencave.
“Sipas qeverisë, masa do të shoqërohet me operacione të reja policore dhe ushtarake kundër grupeve kriminale përgjegjëse për rritjen e dhunës. Dekreti ia beson zbatimin e kufizimeve Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Policisë Kombëtare dhe Forcave të Armatosura, të cilat, do të kryejnë kontrolle në të gjithë vendin”, raportoi enti mediatik vendas “El Universo”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments