UDHËHEQËSJA E OPOZITËS VENEZUELIANE MARIA KORINA MAKADO (CORINA MACHADO): PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ ËSHTË ARKITEKTE E TRAFIKUT TË DROGËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Korina Makado (Corina Machado), ka deklaruar dëshirën e saj për t'u kthyer në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur dhe ka sulmuar ashpër presidenten e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez.
Në komentet e saj të para publike që nga një postim në rrjetet sociale virtuale fundjavën e kaluar, kur ushtria amerikane kapi rob diktatorin çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolas) Maduro, fituesja e Çmimit Nobel për Paqen u zotua të kthehet në vendin e saj.
“Kam ndërmend të kthehem në Venezuelë sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha Machado prezantuesit të entit mediatik “Fox News”, Sin Heniti (Sean Hannity), duke folur nga një vendndodhje e pazbuluar.
Udhëheqësja e opozitës Makado (Machado) e mohoi hapur Presidenten e përkohëshme Rodriguez, duke thënë se ajo është një nga arkitektet kryesore të torturës, persekutimit, korrupsionit dhe trafikut të drogës.
Presidentja e përkohëshme Rodriguez, e cila, ka shprehur gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me Uashingtonin, ishte nënkryetare e Venezuelës nën drejtimin e diktatorit Maduro.
Udhëheqësja politike Makado (Machado) pohoi se Presidentja e përkohëshme Rodriguez është e refuzuar nga populli venezuelian dhe se votuesit janë në anën e opozitës.
“Në zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne do të fitojmë me mbi 90% të votave, nuk kam asnjë dyshim për këtë”, tha ajo.
Udhëheqësja e opozitës premtoi gjithashtu të transformojë Venezuelën në qendrën energjetike të Amerikave dhe të çmontojë të gjitha këto struktura kriminale që kanë dëmtuar bashkëkombësit/et e saj venezuelianë, duke premtuar të kthejë në shtëpi miliona venezuelianë të detyruar të largohen nga vendi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments