FRANCA PROPOZON QË LIBANI TË NJOHË IZRAELIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Paris, Francë | “Qeveria franceze ka hartuar një propozim për t’i dhënë fund luftës në Liban, i cili, do të përfshinte një hap të paprecedentë; njohjen e Izraelit nga Libani”.
Kështu raportoi enti mediatik izraelit “Channel 12” - duke cituar tre burime të njohura me detajet.
Sipas propozimit të Parisit, Izraeli dhe Libani do të fillojnë negociatat, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Francës, për një deklaratë politike që pritet të miratohet brenda një muaji dhe e cila do të nënvizojë angazhimin e qeverisë libaneze për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Izraelit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments