IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): LUFTA ME IRANIN PO PËRSHKALLËZOHET DUKE IU AFRUAR FAZËS SË SAJ VENDIMTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Beteja kundër Iranit po intensifikohet dhe ne po hyjmë në fazën vendimtare që do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Vetëm populli iranian mund t’i japë fund të gjithë kësaj me një luftë të vendosur, deri në përmbysjen e regjimit terrorist”.
Kështu tha Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz) - i cituar nga enti mediatik izraelit “Ynet”.
“E përgëzoj Presidentin Tramp (Trump) për goditjen e rëndë që ushtria amerikane i dha mbrëmë ishullit iranian të naftës.
Kjo është përgjigja e duhur ndaj fushave të minuara në Ngushticën e Hormuzit dhe përpjekjeve të shantazhit të regjimit terrorist iranian”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments