VENEZUELË | PRESIDENTJA E PËRKOHSHME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ: SULMI NDAJ MADUROS LA NJOLLË TË PAPRECEDENTË NË MARRËDHËNIET ME SHBA-ës POR NE NUK JEMI NË LUFTË ME TO.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 22 hours ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodríguez, ka denoncuar një njollë të paprecedentë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara pas kapjes rob të diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro nga ushtria amerikane më 3 janar.
Deklarata u bë të mërkurën në mbrëmje gjatë një ceremonie zyrtare në Karakas.
“Lidhur me Venezuelën dhe Shtetet e Bashkuara, gjëja e parë që duhet thënë është se ka një njollë në marrëdhëniet tona që nuk ka ekzistuar kurrë në historinë tonë”, tha Presidentja e përkohëshme Rodríguez.
Zyrtari theksoi se Karakasi nuk e refuzon dialogun ndërkombëtar, duke vënë në dukje se 27% e eksporteve venezueliane janë të destinuara për Shtetet e Bashkuara, një tregti e përqendruar vetëm në disa vende.
Presidentja e përkohëshme Rodríguez përsëriti se Venezuela nuk është në luftë por një vend paqeje nën sulmin e një fuqie bërthamore, duke siguruar se qëndrimi i qeverisë do të mbetet ai i diversifikimit të tregut dhe rezistencës ndaj çdo forme presioni ekonomik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments