top of page
E BARDHË SHIRIT.png

VENEZUELË | SHBA-ës NGRITËN FLAMURIN MBI AMBASADË NË KARAKAS 7 VJET PAS MBYLLJES SË SAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 minutes ago
  • 1 min read

Karakas, Venezuelë | Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngritën përsëri flamurin e tyre mbi ambasadën e tyre në Karakas, shtatë vjet pasi misioni diplomatik u mbyll pas prishjes së marrëdhënieve midis Uashingtonit dhe qeverisë venezueliane në vitin 2019.


Në mëngjesin e 14 marsit 2019, flamuri amerikan u ul për herë të fundit në Ambasadën e ShBA-ës në Karakas.


Këtë mëngjes, më 14 mars 2026, në të njëjtën kohë, unë dhe ekipi im e ngritëm përsëri këtë çështje”, tha e Ngarkuara me Punë e ShBA-ës në Venezuelë, Lora (Laura) Dogu, në një deklaratë në rrjetin social virtual Iks (X).


Një epokë e re ka filluar për marrëdhëniet ShBA-Venezuelë. Ne mbetemi në anën e Venezuelës”, tha e Ngarkuara me punë - e cila, mbërriti në Karakas në fund të janarit, dhe po kryeson delegacionin diplomatik amerikan të ngarkuar me ringjalljen e dialogut dypalësh dhe fillimin e një faze të re në marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat u riaktivizuan pas kapjes së diktatorit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolás) Maduro nga forcat e posaçme amerikane.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page