PRESIDENTI I UKRAINËS VOLODIMIR ZELENSKI ZHVILLOI NJË BISEDË TELEFONIKE ME KRYEMINISTRIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 22, 2024
- 1 min read
Kiev, Ukrainë | Presidenti i Ukrainës, VolodimIr Zelenski zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama, të cilin e falenderoi për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e ardhshëm te Paqes që do të mbahet në Zvicër.
Ai po ashtu e ka cilësuar kryeministrin Rama si një mik të madh të Ukrainës.
Presidenti ukrainas shtoi se e ka informuar Ramën edhe për situatën në fushëbetejë, sidomos në rajonin e Kharkivit.
“E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkivit. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkroi presidenti Zelenski në rrjetin social virtial Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































