PRESIDENTI I UKRAINËS VOLODIMIR ZELENSKI PARASHTROI PLAN VEPRIMI ME 4 PIKA GJATË TAKIMIT TË TË VULLNETSHMËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Në fund të takimit, të gjithë biseduam së bashku me presidentin Tramp (Trump) dhe ramë dakord për vizionin tonë të përbashkët.
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski e bëri të ditur këtë duke përshkruar një plan veprimi me 4 pika, si më poshtë.
Së pari, Rusia duhet të bjerë dakord për një armëpushim pa kushte për 30 ditë.
Pastaj duhet të vazhdojë forcimi i forcave mbrojtëse të Ukrainës (një element kyç i garancive të sigurisë duhet të jetë edhe kontingjenti mbështetës).
Nëse Rusia refuzon, do të duhet të zbatohen sanksione më të ashpra në sektorët e energjisë dhe bankave.
Së fundmi, puna për përdorimin efektiv të aseteve të ngrira ruse do të vazhdojë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments