FSHATI PILAFE; DIBËR | U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ESAT GJURA (BABAI I KANDIDATIT PËR DEPUTET TË SUBJEKTIT POLITIK PUSHTET-MBAJTËS PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË DANIEL GJURA) | SHTIU ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 10
- 2 min read

Fshati Pilafe, Dibër, Shqipëri | Rreth orës 20:25 të mbrëmjes, një nga kandidatët për deputet të subjektit politik pushtet-kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë ka denoncuar në sallën operative të Policisë së Shtetit se:
1- Në fshatin Pilafe, njësia administrative Tomin ishte ndalur një qytetar sepse dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.
2- Një tjetër subjekt ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Esat Gjura (ai është babai i kandidatit për deputet të subjektit politik pushtet-mbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë, Daniel Gjura dhe njëkohësisht punonjës i Policisë së Shtetit).
Ai akuzohet se shtiu me armë zjarri.
Të përfshirë në incident ishin:
1- Z. Xhelal Mziu.
2- Z. Xhemal Gjunkshi (mbështetës të subjektit politik pushtet-kërkues Partia Demokratike e Shqipërisë).
Njoftim | Dibër/Informacion paraprak.
Rreth orës 20.25 shtetasi Xh.Gj., (kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, i cili pretendonte se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.
Gjithashtu shtetasi Xh.Gj., paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments