top of page
E BARDHË SHIRIT.png

INDI-PAKISTAN: ARMËPUSHIMI HYRI NË FUQI | INDIA DEKLAROI SE MBETET VIGJILENTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 10
  • 3 min read
ree

Dehli i Ri, Indi | Një armëpushim midis Indisë dhe Pakistanit hyri në fuqi në orën 17:00 të sotme, më 10 maj, duke ndaluar të gjitha operacionet ushtarake nga ajri, deti dhe toka midis dy vendeve.

 

Pavarësisht përfundimit të armiqësive - të dakordësuar drejtpërdrejt midis dy udhëheqësve të forcave ushtarake - Delhi i Ri ka siguruar se nuk do ta ulë vigjilencën.

 

Marina, forca ajrore dhe ushtria janë udhëzuar të monitorojnë armëpushimin me Pakistanin”, siguroi Kapiteni i Marinës Indiane Ravi Nair në një konferencë për shtyp.

 

Përgjigjet tona janë matur”, tha z. Nair, duke paralajmëruar se çdo armiqësi dhe përshkallëzim i ardhshëm do të marrë një përgjigje vendimtare.

 

Ushtria shtoi se India mbeti plotësisht operacionale dhe e gatshme për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për mbrojtjen e kombit.

 

Një ndjenjë e ngjashme u shpreh nga ministri i Punëve të Jashtme Subrahnaiam Jaishankar, i cili, pranoi armëpushimin, por gjithashtu siguroi se India do të mbetej e palëkundur me terroristët.

 

India ka mbajtur vazhdimisht një qëndrim të vendosur dhe të pakompromis kundër terrorizmit në të gjitha format dhe manifestimet e tij. Dhe do të vazhdoj ta bëj këtë”, shkroi z. Jaishankar në një mesazh në rrjetin social virtual Iks (X).

 

Ndërsa nga ana ushtarake u ra dakord për përfundimin e çdo operacioni, nga pikëpamja politike nuk ka pasur ndryshime.

 

Sipas burimeve pranë qeverisë, të cilat i thanë entit mediatik “Hinduistan Times”, bisedimet u zhvilluan në nivelin më të lartë ushtarak, por nuk pati kontakte të drejtpërdrejta midis ministrave përkatës të jashtëm, Jaishankar dhe Ishaq Dar.

 

Sipas burimeve të cituara nga “Hinduistan Times”, masat e shpallura nga India ditët e fundit, të tilla si pezullimi i traktatit të ujit dhe revokimi i vizave afatshkurtra, janë ende në fuqi.

 

Për më tepër, ushtria indiane theksoi përdorimin e dezinformimit nga Pakistani në lidhje me vendet e synuara.

 

Duke hedhur poshtë akuzat e Islamabadit, forcat e armatosura indiane siguruan se nuk kishin goditur asnjë xhami, por vetëm vende terroriste dhe vende të aktiviteteve anti-indi.

 

Komandantja e Skuadronit Viomika Singh, gjatë një konference për shtyp në Ministrinë e Jashtme, akuzoi Islamabadin për përhapjen e informacionit të rremë mbi këtë çështje dhe mbi llojin dhe numrin e objektivave indiane të goditura.

 

India më pas shmangu përmendjen e përfshirjes së ShBA-ës.

 

Nga ana e tij, sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio theksoi rolin e Uashingtonit, duke thënë se në 48 orët e fundit, së bashku me zv/presidentin amerikan Xheims Deivid Vens (James David Vance), ai ka zhvilluar bisedime me palët e ndryshme me qëllim arritjen e një fundi të armiqësive.

 

Për më tepër, sekretari Rubio tha se të dy vendet kishin rënë dakord të diskutonin një gamë të gjerë çështjesh në një vend neutral, pa dhënë detaje të mëtejshme.

 

Kryeministri pakistanez Shabbat Sharif, nga ana tjetër, vlerësoi rolin e Uashingtonit dhe e quajti armëpushimin një fillim të ri në zgjidhjen e problemeve që kanë pllakosur rajonin dhe kanë penguar rrugën e tij drejt paqes, prosperitetit dhe stabilitetit.

 

Falënderojmë presidentin Danlld Tramp (Donald Trump) për lidershipin dhe rolin e tij proaktiv në avancimin e paqes në rajon.


Pakistani vlerëson Shtetet e Bashkuara për lehtësimin e këtij rezultati, të cilin e pranuam në interes të paqes dhe stabilitetit rajonal”, shkroi ai, duke falënderuar gjithashtu zv/presidentin Vens (Vance) dhe sekretarin Rubio për kontributet e tyre të vlefshme për paqen në Azinë Jugore.

 

Islamabadi, nga ana e tij, festoi armëpushimin dhe rihapi hapësirën ajrore, e cila ishte mbyllur në orët e mëparshme.

 

Aviacioni Civil ka informuar se të gjitha aeroportet në vend janë në dispozicion për operime normale dhe u ka kërkuar pasagjerëve të kontaktojnë linjat ajrore për të ricaktuar fluturimet e tyre.

 

Ministri i Jashtëm pakistanez, Ishak (Ishaq) Dar, falënderoi disa vende që luajtën një rol në ndërmjetësimin e mosmarrëveshjes, siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Mbretëria e Bashkuar, dhe informoi homologun e tij kinez Uang Ji (Wang Yi) mbi zhvillimet e fundit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page