top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KRYEMINISTRI GREK QIRJAKOS MICOTAQIS (KYRIAKOS MITSOTAKIS) IU BASHKUA THIRRJEVE PËR ARMËPUSHIM 30-DITOR MIDIS UKRAINËS DHE RUSISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 10
  • 1 min read
ree

Athinë, Greqi | Kryeministri grek Qirjakos Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) shprehu të shtunën mbështetjen e tij për një armëpushim të menjëhershëm 30-ditor midis Ukrainës dhe Rusisë gjatë një telekonference me udhëheqës të tjerë evropianë mbi luftën.

 

Isha shumë i lumtur që mora pjesë në Thirrjen e Udhëheqësve për Ukrainën. Nevojitet një armëpushim i menjëhershëm dhe pa kushte 30-ditor, si hap i parë drejt një marrëveshjeje paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ai në një postim në platformën e mediave sociale virtuale Iks (X).

 

Gjatë konferencës telefonike të organizuar nga presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri britanik Keër Satrmër (Keir Starmer), kryeministri Micotaqis (Mitsotakis) përsëriti mbështetjen e Greqisë për Ukrainën dhe mbështeti thirrjen për një armëpushim të propozuar nga aleatët e ShBA-ës dhe Evropës”, thanë burime qeveritare.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page