top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRIA BRITANIKE E MBROJTJES: SHEFI I MARINËS BRITANIKE BEN KI (KEY) - “LORDI I PARË I DETIT” - DHA DORËHEQJE PËR ARSYE VETJAKE | SHTYPI ALUDON PËR AFERË SEKSUALE ME NJË VARTËSE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Sipas transmetuesit televiziv britanik Skai Njuz (Sky News), një subjket me njohuri për çështjen ka konfirmuar se kreu i Marinës Britanike, Ben Ki (Key), ka dhënë dorëheqjen pas një hetimi mbi marrëdhënien e tij me një vartëse brenda shtabit të përgjithshëm.

 

Ministria Britanike e Mbrojtjes kishte njoftuar të mërkurën se admirali kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Lord i Parë i Detit për arsye vetjake.

 

Mbrëmë një zëdhënës shtoi se një hetim është duke vazhduar, por se ishte e papërshtatshme të bëheshin deklarata në këtë kohë.

 

Megjithatë, disa gazeta britanike kanë raportuar se hetimi ka të bëjë me një aferë seksuale me një vartëse.

 

Admirali Ki (Key), baba i martuar me tre fëmijë, kishte thyer rregullat e Marinës që ndalojnë marrëdhëniet seksuale midis komandantëve dhe vartësve.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page