“MARSHALLI I FUSHËS” LIBIANEZI KHALIFA HAFTAR U TAKUA ME MINISTRIN RUS TË MBROJTJES ANDREI BELOUSOV NË MOSKË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 10
- 1 min read
Updated: Aug 10

Moskë, Federata Ruse | “Marshalli i fushës”, libiani Khalifa Haftar u takua me ministrin rus të Mbrojtjes Andrei Belousov në Moskë.
Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë Kombëtare Libiane e raportoi këtë në faqen e saj në rrjetin social virtual “Facebook”, duke shtuar se palët diskutuan zhvillimet e fundit rajonale, si dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin ushtarak dhe për të koordinuar përpjekjet në një numër çështjesh me interes të përbashkët.
Sipas të njëjtit burim, ministri rus Belousov shprehu vlerësimin e tij për rolin e gjeneralit Haftar në lehtësimin e sigurisë dhe stabilitetit në Libi, si dhe mbështetjen e tij të vazhdueshme për stabilitetin e rajonit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments