PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KREVA BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTIN TURK REXHEP TAIP ERDOGANIN; RAMË DAKORD SE LUFTA NË UKRAINË DUHET TË PËRFUNDOJË; KONFLIKT QESHARAK POR VDEKJEPRURËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Sapo pata një bisedë telefonike shumë të mirë dhe produktive me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), për shumë tema, përfshirë luftën me Rusinë dhe Ukrainën, gjithçka që lidhet me Sirinë, Gazën dhe më shumë”.
Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) e shkroi këtë në rrjetin social virtual “Truth”, duke theksuar se presidenti Erdogan e ftoi atë të shkojë në Turqi në të ardhmen dhe, po kështu, ai do të vijë në Uashington.
“Pres me padurim të punoj me presidentin Erdogan për t’i dhënë fund luftës qesharake, por vdekjeprurëse, midis Rusisë dhe Ukrainës, TANI!” shkroi presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments