top of page
E BARDHË SHIRIT.png

A MUND TË KUNDËRSULMOJË DEMOKRACIA DHE TË MBETET NJË DEMOKRACI?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 19 minutes ago
  • 3 min read
E djathta ekstreme evropiane | Nga e majta: Lideri i Chega-s së Portugalisë, Andre Ventura; lideri i Partisë Holandeze të Lirisë (PVV) Geert Wilders; liderja e partisë parlamentare të Tubimit Kombëtar në Asamblenë Franceze Marine Le Pen; lideri i Vox të Spanjës, Santiago Abascal; kryeministri hungarez Viktor Orban; zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini dhe liderja greke e partisë Zëri i Arsyes, Afroditi Latinopoulou, qëndrojnë në skenë në një tubim të Voksit (Vox) me liderë të tjerë evropianë të ekstremit të djathtë, në Madrid, më 8 shkurt 2025.
E djathta ekstreme evropiane | Nga e majta: Lideri i Chega-s së Portugalisë, Andre Ventura; lideri i Partisë Holandeze të Lirisë (PVV) Geert Wilders; liderja e partisë parlamentare të Tubimit Kombëtar në Asamblenë Franceze Marine Le Pen; lideri i Vox të Spanjës, Santiago Abascal; kryeministri hungarez Viktor Orban; zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini dhe liderja greke e partisë Zëri i Arsyes, Afroditi Latinopoulou, qëndrojnë në skenë në një tubim të Voksit (Vox) me liderë të tjerë evropianë të ekstremit të djathtë, në Madrid, më 8 shkurt 2025.

Nga z. Nikos Konstandaras.

Athinë, Greqi | Është e natyrshme në demokraci që armiqtë e saj nxitojnë të kërkojnë të drejtat që ajo u ofron atyre, në mënyrë që të mund të gjenden në një pozicion për t'i privuar të tjerët nga këto të drejta.

 

Evropa ka hyrë në një periudhë ku dëgjojmë shumë për shkeljen e parimeve demokratike sa herë që shërbimet ose institucionet shtetërore përpiqen të mbrojnë demokracinë nga ndërhyrja e huaj dhe përmbysja e brendshme.

 

Rusia dhe aleatët e saj të ekstremit të djathtë në Evropë kanë marrë drejtimin në protestën kundër anulimit të zgjedhjeve presidenciale në Rumani dhjetorin e kaluar dhe privimit të Marine Le Pen nga e drejta për t'u zgjedhur, pasi një gjykatë franceze e shpalli atë fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së.

 

Nuk është rastësi që zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance zgjodhi të akuzojë udhëheqësit evropianë për ushqyerjen e kërcënimit nga brenda jo sepse forcat e ekstremit të djathtë dhe antidemokratike po përfitojnë me mbështetjen ruse, por sepse vendet e tyre po përpiqen të mbrohen kundër këtij sulmi.

 

Të premten, Shërbimi Federal i Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës publikoi raportin e tij për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), duke e shpallur atë një organizatë ekstremiste.

 

Kjo ka shumë të ngjarë të provokojë një raund të ri akuzash nga Moska dhe Uashingtoni, pasi Vladimir Putin, Donald Trump, Vance dhe Elon Musk janë ndër mbështetësit e AfD-së.

 

Putini flet për demokraci dhe të drejta, ndërkohë që imponon një diktaturë të tmerrshme mbi bashkatdhetarët e tij dhe mbi ukrainasit nën pushtimin rus.

 

Trumpi dhe ndihmësit e tij shkelin Kushtetutën, ligjet, vendimet gjyqësore dhe traditat amerikane, indiferentë ndaj të drejtave themelore të njeriut, siç është prezumimi i pafajësisë dhe e drejta për një proces të rregullt ligjor.

 

Forcat me të cilat ata rreshtohen në Evropë përfshijnë AfD-në, Le Penin dhe Kalin Georgeskut (Calin Georgescu), i cili ishte arsyeja pse Gjykata Kushtetuese e Rumanisë anuloi zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar pasi ai fitoi raundin e parë, duke gjetur se i panjohuri deri më tani politik kishte përfituar nga përfshirja ruse (gjë që Rusia e mohon).

 

Në Francë, Gjermani dhe Rumani, vendimet e autoriteteve bazoheshin në ligjet e secilit vend.

 

Fakti që Trampi nuk u mbajt përgjegjës për atë që akuzohet se ka bërë gjatë mandatit të tij të parë është arsyeja që sot Shtetet e Bashkuara po përballen me një sulm të pakonceptueshëm intensiv ndaj themeleve të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

 

Është tipike për burrat e fortë si Putini, Trampi dhe Erdogani që nuk u japin rivalëve të tyre (dhe, më pas, asnjë qytetari) të drejtat që kërkojnë për aleatët e tyre në vendet e tjera.

 

Demokracitë e Evropës janë të detyruara të mbrojnë sistemet e tyre politike dhe fitimet kolektive të Unionit, duke ditur nga e kaluara e tyre e errët se çfarë ndodh kur demokracitë ua dorëzojnë pushtetin armiqve të tyre.

 

Megjithatë, duke qenë demokraci, ato duhet të sigurojnë gjithashtu mundësi të drejta për të gjithë dhe më pas të merren me rreziqet që do të lindin.

 

Të dielën, zgjedhjet presidenciale u mbajtën përsëri në Rumani. Kandidati i ekstremit të djathtë, George Simion, fitoi më shumë vota dhe është gati të fitojë zgjedhjet e balotazhit më 18 maj.

 

Simion ndan simpatitë pro-ruse të Georgeskut, si dhe armiqësinë e tij ndaj BE-së, NATO-s dhe Ukrainës.

 

Në Gjermani, qeveria e re e koalicionit do të duhet të peshojë nëse ndalimi i AfD-së mund të provokojë një reagim të rrezikshëm dhe të forcojë të djathtën ekstreme.

 

Në Francë, zhvillimet politike janë të paparashikueshme. Në këto fronte shohim nëse demokracia mund të luftojë dhe të mbetet një demokraci.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page