top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MADRID; MBRETËRIA E SPANJËS | UDHËHEQËSI I OPOZITËS VENEZUELIANE NËN MBROJTJE NDËRKOMBËTARE EDMUNDO GONZÁLEZ U SHTRUA NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Udhëheqësi i opozitës venezueliane, Edmundo González, me moshë 76 vjeç, i njohur si president i zgjedhur nga disa vende perëndimore dhe refugjat në Spanjë që nga shtatori i kaluar, është shtruar në një klinikë në Madrid.

 

Vetë politikani e bëri të ditur këtë në rrjetet e tij sociale.

 

Dua t'i informoj të gjithë venezuelianët se jam shtruar në spital për shkak të një rënieje të menjëhershme të tensionit të gjakut. Për fat të mirë, shëndeti im është i qëndrueshëm dhe po marr kujdesin e nevojshëm mjekësor në një spital publik spanjoll”, lexojmë në profilet e politikanit në rrjetet sociale Iks (X) dhe Instagram.

 

Z. González ka kërkuar mbrojtje ndërkombëtare (azil) në Spanjë për shkak të persekutimit të establishmentit Çavist, i cili ka shpallur fitoren e dikstatorit çavisto-komunist Nikolas Maduro (Nicolas Maduro) pa treguar prova të fitores në kutitë e votimit, pavarësisht presionit nga bashkësia ndërkombëtare.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentarer

Betygsatt till 0 av 5 stjärnor.
Inga omdömen ännu

Lägg till ett betyg
bottom of page