top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TË PAKTËN 250000 ARMË TË PALIGJSHME HYJNË NË MEKSIKË ÇDO VIT; PËRFUNDOJNË NË DUART E KARTELEVE TË DROGËS | EKSPERTI: NUK MUND T'I PADISIM PRODHUESIT E ARMËVE SEPSE KANË IMUNITETET NGA NDJEKJA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Z. Alejandro Kelorio (Celorio), një ish-këshilltar ligjor dhe anëtar i Shërbimit të Jashtëm Meksikan, tha në një simpozium se çdo vit të paktën 250000 armë hyjnë ilegalisht në Meksikë nga Shtetet e Bashkuara dhe përfundojnë në duart e karteleve të drogës.

 

Duke folur në një aktivitet në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës, zyrtari vuri në dukje se nëse ShBA-ës nuk do të kishin ligje që u jepnin imunitet nga ndjekja penale prodhuesve të armëve, Meksika do të ishte një vend më i sigurt.

 

Burimet e ndara gjatë 20 viteve të fundit për t'iu përgjigjur dhunës ndoshta mund të ishin përdorur për të përmirësuar sektorët e arsimit, strehimit dhe shëndetësisë”, tha ai.

 

Në vitin 2021, Meksika ngriti një padi kundër prodhuesve kryesorë të armëve në ShBA-ës, duke pretenduar se praktikat e tyre neglizhente të biznesit lehtësojnë trafikimin klandestin.

 

Z. Kelorio (Celorio) tha se ishte hera e parë që një qeveri e huaj kishte ndërmarrë veprime ligjore kundër industrisë.

 

Po përballemi me një çështje të rëndësishme kundër dhjetë kompanive, por kemi tërhequr akuzat kundër dy prej tyre, njëra me seli në Austri (Glock) dhe një tjetër në Itali (Beretta).


Çështja aktualisht është në pritje të një vendimi nga Gjykata Supreme e ShBA-ës, i cili pritet këtë vit”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page