PRESIDENTI BRAZILIAN LUIZ INACIO LULA DA SILVA DO TË UDHËTOJË PËR NË RUSI DHE PËR NË KINË KËTË JAVË | DO TË TAKOHET ME PRESIDENTËT PËRKATËS.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Rio de Zhanerio, Brazil | Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva do të udhëtojë për në Rusi dhe për në Kinë këtë javë.
Në Moskë, të premten, më 9 maj, presidenti Lula merr pjesë në “Ditën e Fitores” në Sheshin e Kuq, për të përkujtuar fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe disfatën e nazizmit.
Presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) dhe udhëheqës të disa vendeve të tjera pritet gjithashtu të marrin pjesë në festime.
Të shtunën, më 10 maj, axhenda përfshin një takim dypalësh midis presidentëve Lula dhe Vladimir Putin.
Nisja e brazilianit për në Kinë është planifikuar për të dielën, më datë 11, deri më 13 maj 2025.
Në këtë kontekst, presidenti merr pjesë në Forumin e Vendeve të Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC).
Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin kinez, kreu i shtetit do të zhvillojë një takim dypalësh me homologun e tij, Shi Xhinping (Xi Jinping).
Udhëtimi i presidentit Lula vjen në mes të një ngërçi të ri në bisedimet e paqes të udhëhequra nga ShBA-ës mbi luftën në Ukrainë dhe një ofensive globale tarifore nga Uashingtoni.
Brazili dhe Kina, themeluese të Grupit të Miqve të Paqes, janë gjithashtu të angazhuara në negociata për një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë.
Sipas portalit brazilian Metropoles, ambasadori ukrainas në Brazil, Andrii Melnik (Melnyk), e ftoi presidentin brazilian të vizitojë vendin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments