PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): TARIFA 100% PËR FILMAT QË NUK JANË XHIRUAR NË SHTETET E BASHKUARA; FILMAT E HUAJ JANË MESAZHE PROPAGANDE DHE RREZIKOJNË SIGURINË KOMBËTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 5
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) ka njoftuar tarifa të reja në një përpjekje për të rivendosur dominimin amerikan mbi industrinë e filmit dhe për të ndaluar rënien e Hollivudit.
Në metodën e tij të zakonshme të shpalljeve në rrjetin social virtual “Truth” presidenti Tramp (Trump) tha se dëshiron të vendosë tarifa 100% për industrinë e filmave të huaj, duke goditur të gjithë filmat që nuk janë xhiruar në Shtetet e Bashkuara.
“Industria amerikane e filmit po vdes shumë shpejt”, shkroi ai.
“Vende të tjera po ofrojnë çdo lloj nxitjeje për të nxjerrë regjisorët dhe studiot tona nga Shtetet e Bashkuara. Hollivudi dhe shumë zona të tjera janë shkatërruar.
Kjo është një përpjekje e përqendruar nga kombe të tjera dhe gjithashtu një kërcënim për sigurinë kombëtare. Dhe mbi të gjitha, këto janë mesazhe propagande.
Prandaj - vazhdoi ai - autorizoj departamentin e Tregtisë dhe përfaqësuesin e Tregtisë të Shteteve të Bashkuara që të fillojnë menjëherë procesin e vendosjes së një tarife prej 100 përqind për të gjithë filmat që vijnë në vendin tonë dhe që prodhohen në vende të huaja.
Ne duam përsëri filma të prodhuar në Amerikë”, shkroi presidenti Tramp (Trump).
Ai nuk specifikoi kushtet e sakta të tarifave, të cilat, do të kenë gjithashtu efekte më konkrete në industrinë e filmave të huaj.
Nuk ka asnjë referencë për seriale televizive për momentin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






























Comments