top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA BRITANIKE ARRESTOI SABAJET SHUTIN | AKUZOHET SI VRASËS I LUMTURI ZEQJAS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 23, 2023
  • 2 min read

Londër, Britani e Madhe | Z. Sabajet Shuti u arrestua nga autoritetet britanike si i dyshuar për vrasjen e z. Lumturi Zeqja, vrasje e cila ka ndodhr në Leitënstëun (Leytonstone), në muajin tetor, të vitit të kaluar. Policia u njoftua se në Çërç Lein Leitënstëun (Church Lane Leytonstone), në orën 22:59, të datës 16 tetor 2022, për një përleshje fizike, si pasojë e së cilkës policia gjeti dy të rinj të plagosur. Me gjithë përpjekjet e urgjencës, z. Zeqja, me moshë 27 vjeç, ndërroi jetë në vendngjarje. Z. Lumturi Zeqja (i njohur si Lumi), u vra pasi ndërhyri për të shpëtuar shokun e tij që u përfshi në një konflikt në lokalin ku ndodheshin. Një ditë pas vrasjes, kushërira e viktimës, znj. Violet Uka tha një koment për entin mediatik “The Standard”, se: “Lumturiu jetonte në Londër prej 13 vjetësh, dhe ishte një punëtor i palodhur. Ai hyri në mes të sherrit për të ndarë shokun e tij, dhe e vranë. Ishte një njeri i guximshëm dhe i mirë, për të ndërhyrë dhe për të shpëtuar mikun e tij. Dora e vrasësit na ka lënë të mjerë të gjithëve. Na e mori Lumin në moshën më të bukur. Nuk ka fjalë për të ngushëlluar familjen e tij. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page