KAVAJË | SPAK-u I SEKUESTROI APARATIN TELEFONIK ELVIS RROSHIT | FISI RROSHI NË LUPËN E SPAK-ut PËR KRIME ZGJEDHORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) sekuestroi aparatin e lëvizshëm telefonik të:
1- Z. Elvis Rroshi (ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës).
Ai është nën hetim penal paraprak për shkelje penale të lidhura me krimet zgjedhore.
Sekuestrime aparatesh telefonike u janë kryer edhe disa pjesëtarëve të fisit Rroshi.
Hetimet penale paraprake po drejtohen nga prokurori i Posaçëm Edvin Kondilli.



Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments