top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KANCELARI GJERMAN FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ) VIZITOI ITALINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 hours ago
  • 2 min read

Romë, Itali | Boshti me Berlinin është forcuar, ashtu siç janë ftohur marrëdhëniet me Parisin.

 

Kreyeministrja italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni e përcakton takimin me kancelarin Fridrsh Merc (Friedrich Merz) si shumë operacional, mohimin më efektiv të mungesës së supozuar të interesit të qeverisë gjermane në një marrëdhënie me Italinë.

 

Automobilat, krizat ndërkombëtare, imigracioni, lista e çështjeve me objektiva që mbivendosen është e gjatë.

 

Ndërsa ka dukshëm më pak harmoni me presidentin Emanuel Makron, siç konfirmohet edhe nga përplasja në distancë në Tiranë pas takimit të të Vullnetshmëve.

 

Mund të vërej vetëm faktin se nga fjalët e presidentit Makron, dërgimi i trupave nuk është më temë diskutimi”, u përgjigj kryeminstrja Meloni, e cila, realisht ishte objektivi i nënkuptuar i udhëheqësit francez kur foli për përhapjen e informacionit të rremë, duke shtuar se ka mjaftueshëm nga ato gjërat ruse.

 

Një format i kufizuar si ai në Tiranë dobëson Bashkimin Evropian dhe minon unitetin perëndimor”, ishte komenti herët në mëngjes i nënsekretarit Xhovanbatista Facolari (Giovanbattista Fazzolari).

 

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve pas deklaratave me kancelarin Merc (Merz), kryeministrja Meloni sqaroi më tej qëndrimin e saj: “Në një moment delikat si ky, ndoshta është e nevojshme të braktisim pak personalizmat”.

 

Në një kohë kur hipoteza e ushtarëve duket se është zbehur - shpjegon kryeminsitrja Meloni - një arsye më shumë që ne jemi gjithmonë të gatshëm të marrim pjesë në çdo format me partnerët evropianë dhe perëndimorë për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”.

 

Megjithatë, kancelari Merc (Merz) siguron se nuk ka diskutim për dërgimin e trupave në Ukrainë, kjo është jashtë çdo realiteti politik.

 

Lancelari është i zhgënjyer nga negociatat në Stamboll dhe nënvizon rritjen e presionit ndaj Moskës me paketën e 17-të të sanksioneve evropiane veçanërisht mbi flotën në hije në Detin Baltik.

 

Një samit i ri ndërqeveritar midis Italisë dhe Gjermanisë është caktuar për fillim të vitit 2026.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page