NË PËRURIMIN E PAPA LEO XIV-të U BËNË LUTJE NË GJUHË TË NDRYSHME TË BOTËS; PËRFSHIRË NË ARABISHT DHE NË KINEZISHT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Vatikan | Lutjet e besimtarëve në meshën e përurimit të Papa Leo XIV-të ishin në disa gjuhë: portugalisht, frëngjisht, arabisht, polonisht, kinezisht.
Në ofertim, disa njerëz sollën dhurata në altar, përfshirë përfaqësues të Kryevëllazërisë së Shën Antonit të Padovës, me pelerina dhe simbole karakteristike, që përfaqësojnë shumë vëllazëri që janë mbledhur në Romë nga e gjithë bota ditët e fundit për të festuar Jubileun e tyre.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments