BARBARANO MOSSANO; VIÇENZË | MANUEL KORRESHI U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.


Barbarano Mossano, Viçenzë, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik mbeti i vdekur:
1- I mituri 15-vjeçar Manuel Korreshi, biçiklist, banues në Kastenjero (Castegnero) Nanto.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht shkaqet, motivet dhe rrethanat e aksidentit vdekjeprurës.
Deklaratë | Ishte shumë errët.
Nuk e pashë fare deri në momentin kur u gjenda papritur përballë tij, - tha drejtuesi i automjetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit















Comments