top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PERU | ORGANI KOMBËTAR ZGJEDHOR CERTIFIKOI KEIKO FUXHIMORIN SI PRESIDENTE TË ZGJEDHUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Limë, Peru | Organi Kombëtar Zgjedhor i Perusë (JNE) i dorëzoi znj. Keiko Fuxhimori (Fujimori) kredencialet zyrtare të Presidentit të zgjedhur të Republikës për mandatin 2026-2031, duke përfunduar zyrtarisht procesin zgjedhor.


Ceremonia u zhvillua në Teatrin e Madh Kombëtar në Limë, ku morën pjesë Presidenti i JNE-së, Roberto Burneo, dhe anëtarë të organit.


Me paraqitjen e kredencialeve të saj, znj. Fuxhimori (Fujimori) është zyrtarisht presidente e zgjedhur, përpara ceremonisë së inaugurimit dhe transferimit të pushtetit, të planifikuar për më 28 korrik.


Ajo është udhëheqëse e partisë së krahut të djathtë “Fuerza Popular” dhe vajza e ish-presidentit Alberto Fuxhimori (Fujimori).


Ajo fitoi presidencën në përpjekjen e saj të katërt, pasi u mund në balotazhet e viteve 2011, 2016 dhe 2021, të gjitha të vendosura me diferencë shumë të ngushtë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
PERU | DY JAVË PAS VOTIMIT ENDE PA PRESIDENT.

Limë, Peru | Situata politike në Peru mbetet e pasigurt dy javë pas balotazhit presidencial. Kandidatja e krahut të djathtë Keiko Fuxhimori (Fujimori), e cila me 99.6% të votave të numëruara ka një ep

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page