PERU | PRESIDENTJA KEIKO FUXHIMORI (FUJIMORI): DO T’I NDËRTOJMË BURGJET SIPAS MODELIT TË SALVADORIT.

Qyteti i Salvadorit, Salvador | Presidentja peruane Keiko Fuxhimori (Fujimori) ka njoftuar se qeveria e saj synon të miratojë modelin e burgjeve të presidentit salvadorian Naib (Nayib) Bukele në gjashtë burgjet që janë aktualisht në ndërtim e sipër në Peru.
Njoftimi erdhi gjatë një vizite zyrtare në Salvador, ku ajo vizitoi “Qendrën për Mbylljen e Terrorizmit (CECOT)”, burgun e sigurisë maksimale që mishëron strategjinë e presidentit Bukele kundër bandave kriminale.
Presidentja Fuxhimori (Fujimori) theksoi në mënyrë specifike programin “Cero Ocio”, i cili përfshin aktivitete produktive gjatë ditës së të burgosurve, dhe i besoi Ministrit të Drejtësisë Ernesto Alvarez vlerësimin e zbatimit të tij të mundshëm në Peru.
Presidentja Fuxhimori (Fujimori) njoftoi gjithashtu forcimin e Forcave të Armatosura dhe Policisë Kombëtare përmes një komande të unifikuar për të luftuar krimin e organizuar, trafikun e drogës dhe nxjerrjen e paligjshme të mineraleve.
Gjatë vizitës, ajo shprehu vlerësim për politikën e sigurisë të presidentit Bukele dhe bashkëpunimin midis policisë dhe ushtrisë së Salvadorit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments