top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PERU | QEVERIA E DJATHTË E PRESIDENTES KEIKO FUXHIMORI (FUJIMORI) NDËRPREU LIDHJET DIPLOMATIKE ME IRANIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Limë, Peru | Peruja ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke akuzuar Teheranin për nxitje të dhunës dhe përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme dhe pengim të trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit”.


Kështu njoftoi ministri i Jashtëm Karlos (Carlos) Espa, i cili theksoi thirrjen pacifiste të vendit.


Qeveria e djathtë e presidentes Keiko Fuxhimori (Fujimori) shprehu gjithashtu shqetësim të thellë për kufizimet e Iranit mbi transportin detar dhe ndikimin në tregtinë ndërkombëtare.


Lima kritikoi gjithashtu Teheranin për pengimin e kontrolleve të nevojshme për të parandaluar prodhimin e armëve bërthamore dhe për përkeqësimin e demokracisë, duke përmendur shtypjen e protestave dhe kufizimet e lirive.


Ditët e fundit, Kili njoftoi mbylljen e ambasadës në Teheran për arsye ekonomike dhe sigurie, megjithatë pa i ndërprerë marrëdhëniet diplomatike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page