PERU | PRESIDENTJA E DJATHTË KEIKO FUXHIMORI (FUJIMORI): SHPALL KOMANDËN E BASHKUAR PËR TË LUFTUAR KRIMIN.

Limë, Peru | Presidentja konservatore Keiko Fuxhimori (Fujimori) njoftoi krijimin e një autoriteti ushtarak dhe policor për të udhëhequr përpjekjet për të luftuar krimin në vend, i cili po përjeton një nga krizat më të këqija të sigurisë në historinë e tij.
Sipas të dhënave zyrtare, vrasjet në vend u rritën nga 1000 në vitin 2018 në 2600 në vitin 2025, ndërsa akuzat penale për zhvatje u rritën nga 3200 në 26500.
“Unë shpall krijimin e një Komande të Bashkuar për të adresuar dhe mposhtur krimin dhe delikuencën”.
Kështu tha presidentja Fuxhimori (Fujimori), e cila erdhi në pushtet në muajin korrik.
Vajza e ish-udhëheqësit politik Alberto Fuxhimori (Fujimori), i cili sundoi nga viti 1990 deri në vitin 2000 kishte premtuar gjatë fushatës së saj zgjedhore se do ta luftonte krimin me grusht të hekurt, njësoj si babai i saj i ndjerë, i cili u dënua për shkelje të të drejtave të njeriut.
Projektligji që ajo paraqiti për të miratuar legjislacionin pa kaluar në Parlament u miratua nga deputetët, por me kufizime.
Versioni i miratuar e autorizon atë të modifikojë mekanizmat për hetimin dhe luftimin e krimit të organizuar, por jo, për shembull, të klasifikojë bandat si terroriste.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments