top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAS 35 VITESH ERÇI (ARCHIE) PARAARDHËSI I GOOGLE “KTHEHET NË JETË”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 17, 2024
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Me një funksionim të teknologjisë vintage, Erçi (Archie), motori i parë i kërkimit në internet në histori, paraardhësi i Google, kthehet në jetë.

 

Operacioni është për shkak të zhvilluesve të Portit Serial, siç raportohet nga faqja e specializuar ArsTechnica.

 

Erçi (Archie) u zhvillua nga shkencëtari kompjuterik Elln Emteixh (Alan Emtage) në vitin 1989 me synimin për të kërkuar skedarë në serverët e atëhershëm embrional të World Wide Web.

 

Pas rritjes së internetit, me ardhjen e Yahoo dhe më pas të Google në vitin 1995, Erçi (Archie) përfundoi i harruar.

 

Me synimin për të ruajtur kujtesën e evolucionit teknologjik, Porti Serial ka identifikuar praninë e kodit burimor të Erçit (Archie) në një faqe të menaxhuar nga departamenti i IT i Universitetit të Varshavës.

 

Pasi kishte marrë lejen për të hyrë në skedarë, z. Emteixh (Emtage) i lejoi zhvilluesit të rikrijonin portalin Erçi (Archie), duke e bërë atë me burim të hapur, lirisht të aksesueshëm dhe të përdorshëm nga kushdo, madje edhe për projekte të palëve të treta.

 

archie.serialport.org mund të shihni se si dukej erçi (Archie) saktësisht 35 vjet më parë.

 

Duke qenë një version fillestar i Google, rezultatet lidhen vetëm me faqet e internetit që përmbajnë skedarë me termin e kërkimit.

 

Një kërcim në të kaluarën, pa foto, video dhe sugjerime të ofruara nga algoritmet.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page