“PARKU ME PISHA”; PËRMET | DHIONIS PROKO U ARRESTUA; U PROCEDUAN PENALISHT FATMIR JONUZI + ANEST MESHINI; KOKAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 11, 2025
- 1 min read

Parku me pisha”, Përmet, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Dhionis Proko.
Proceduan penalisht:
1- Z. Fatmir Jonuzi.
2- Z. Anest Meshini.
Njoftim | Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Përmet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe me shërbimet e Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Done deal”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Dh. P., 33 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. M., 27 vjeç dhe F. J., 34 vjeç, të tre banues në Përmet.
Nga kontrollet, në banesën e të arrestuarit u gjetën doza Kokaine dhe 1 peshore elektronike, ndërsa në automjetin me të cilin lëviznin 2 të proceduarit, u gjet një sasi e vogël Kokaine, e dyshuar e blerë nga 33-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments