FSHATI BAJKOLLAR; PËRMET | STRUKTURAT VENDORE TË POLICISË SË SHTETIT U ERDHËN NË NDIHMË DY TURISTEVE (FEMRA) FRANCEZE QË IU ISHTE PRISHUR AUTOMJETI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 25, 2025
- 1 min read

Fshati Bajkollar, Përmet | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit u erdhën në ndihmë dy turisteve (femra) franceze që iu ishte prishur automjeti.
Njoftim | Përmet/Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet iu shkojnë në ndihmë 2 turisteve franceze, të cilat mbetën në mesnatë, në fshatin Bajkollar, për shkak të një defekti në automjetin me të cilin po eksploronin zonën.
Sapo u njoftuan rreth orës 00:10, se 2 turiste franceze kishin mbetur në territorin e fshatit Bajkollar, për shkak se automjeti i tyre kishte defekt, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet shkuan në zonë, për t’iu ofruar ndihmë.
Turistet u lokalizuan, u transportuan në ambienin ku ishin akomoduar në Përmet dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, u transportua automjeti me defekt.
Turistet kanë falënderuar shërbimet e Policisë së Përmetit, për ndihmën e dhënë në kohë rekord.
Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments