top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OPENAI SFIDON GOOGLE: ËSHTË GATI TË NISË NJË MOTOR KËRKIMI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 4, 2024
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Sipas thashethemeve, kompania e udhëhequr nga Sem Olltmen (Sam Altman) është gati të nisë një motor kërkimi të bazuar në ChatGpt.

 

Thashethemet jozyrtare tregojnë se data 9 maj 2024 është data e nisjes.

 

OpenAI synon të heqë monopolin e Google: sipas thashethemeve që qarkullojnë në mediat sociale, kompania e drejtuar nga Sam Altman është në fakt gati të nisë një motor kërkimi të bazuar në ChatGpt.

 

Domeni https://search.chatgpt.com , siç do të quhej, është pikasur nga një përdorues i platformës Reddit.

 

Në momentin e vizitës së faqes shfaqet shkrimi “nuk u gjet”.

 

Apple thuhet se po intensifikon negociatat me OpenAI.

 

Askush nuk ka arritur ende të kombinojë modele të mëdha gjuhësore dhe kërkime, dhe unë do të doja ta bëja këtë”, tha z. Sem Ollten (Sam Altman) në një intervistë muajin e kaluar.

 

Google ka dominuar tregun për gati 30 vjet, ka një pjesë të tregut 90%, dhe shpenzon miliarda dollarë për Apple çdo vit, për të mbetur zgjedhja e paracaktuar e kërkimit edhe në iPhone.

 

Në enigmën teknologjike që po krijohet në dritën e shfrytëzimit të inteligjencës artificiale, vetë Apple - sipas thashethemeve nga Bloomberg - po intensifikon negociatat me OpenAI për një integrim të mundshëm të ChatGpt në iPhone.

 

Në sfond është Microsoft, i cili ka financuar shumë kompaninë e udhëhequr nga z. Olltmen (Altman) dhe ka filluar të integrojë inteligjencën artificiale (AI) në motorin e saj të kërkimit Bing.

 

Një përditësim mbi inteligjencën artificiale dhe një përgjigje ndaj OpenAI ka të ngjarë të mbërrijë së shpejti nga Google në konferencën e zhvilluesve të planifikuar për 14 maj 2024.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page