top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OPENAI DHE META JANË GATI TË LANÇOJNË MODELE TË INTELIGJENCËS ARFTIFICIALE (AI) TË AFTA PËR TË ARSYETUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 10, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | OpenAI dhe Meta janë gati të lançojnë modele të reja të inteligjencës artificiale që ata thonë se do të jenë të afta për të arsyetuar dhe planifikuar, një hap kritik drejt zhvillimit të makinave me aftësi njohëse më të larta se njerëzit.

 

Kështu raporton gazeta Kohërat Financiare (Financial Times), sipas së cilës këtë javë drejtuesit e Meta dhe fondacionit OpenAI, zhvilluesi i ChatGpt, sinjalizuan se janë pranë lançimit të versioneve të reja dhe më të avancuara të modeleve të tyre gjeneruese të inteligjencës artificiale (AI).

 

Meta do të lançojë modelin e saj Llama 3 në javët e ardhshme, ndërsa OpenAI i mbështetur nga Microsoft planifikon të lançojë modelin e tij të ri GPT-5 së shpejti.

 

Joelle Pineau, nënkryetare e kompanisë Meta për kërkimin e AI, i tha gazetës se: “Ne po punojmë që këto modele të mos flasin vetëm, por në fakt të mendojnë dhe të planifikojnë... Që të kenë kujtime.

 

Shefi operativ i OpenAI Brad Lightcap tha se gjenerata e ardhshme e modelit GPT do të tregojë përparime të rëndësishme në aftësinë e tij për të zgjidhur probleme komplekse që kërkojnë arsyetim.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page