top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJË PUNONJËS I MICROSOFT-it KA NGRITUR SHQETËSIME PËR SIGURINË E COPILOT-it.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 13, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Një punonjës i Microsoft-it ka ngritur shqetësime për sigurinë e Copilot-it, mjeti i inteligjencës artificiale (AI) i kompanisë, duke deklaruar se i mungojnë masat mbrojtëse kundër gjenerimit të imazheve të dhunshme dhe seksuale.

Z. Shein Xhouns (Shane Jones), një inxhinier i Microsoft AI, i theksoi këto çështje në një postim në LinkedIn, duke pretenduar se nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim, pavarësisht se ishte ngritur alarmi nga brenda.

Ai theksoi se Copilot Designer, i mundësuar nga sistemi DALL-E 3 i OpenAI, ka probleme sistematike në gjenerimin e përmbajtjeve të dëmshme dhe kërkoi heqjen e tij derisa këto çështje të trajtohen.

Microsoft u përgjigj, duke deklaruar angazhimin e tij për të trajtuar shqetësimet e punonjësve dhe për të rritur sigurinë e teknologjisë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page