NJË HISTORI E SHKURTËR E KONFLIKTIT ARABO-IZRAELIT E PARAQITUR EDHE ME HARTA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 17, 2024
- 4 min read
Nga gazeta Ekonomisti (the Economist).
Londër, Britani e Madhe | Si kanë ndryshuar kufijtë e Izraelit me kalimin e kohës? Dhe pse territoret autonome palestineze përfunduan të shpërndara në dy rajone të veçanta? Linjat e lëvizshme në hartë ndihmojnë për të shpjeguar më shumë se një shekull konflikt midis arabëve dhe hebrenjve në Tokën e Shenjtë. Shpjegimi ynë fillon në vitin 1916 (shih hartën 1). Gjatë Luftës së Parë Botërore Sër Mark Saikes (Sir Mark Sykes), një diplomat britanik dhe z. François Georges-Picot, një diplomat francez, u caktuan nga qeveritë e tyre, për të ndarë fshehurazi tokat e perandorisë osmane.
Provincat arabe do të ndaheshin midis fuqive evropiane.
Palestina u përfytyrua si territor ndërkombëtar, duke pasur parasysh rëndësinë e saj në Krishterim, Islam, dhe Judaizëm.
Në vitin 1917, Britania lëshoi Deklaratën Balfurit (Balfour), duke deklaruar mbështetjen e saj për krijimin në Palestinë të një shtëpie kombëtare për popullin hebre.
Në atë kohë vendbanimi bujqësor hebre në Palestinë kishte filluar tashmë, dhe lëvizja sioniste, e themeluar nga z. Theodor Herzl, kishte deklaruar qëllimin e saj, për të krijuar një atdhe hebre, në kongresin e saj të parë, në Bazel, në vitin 1897.
Konferenca e Shën Remos (San Remos), e vitit 1920, finalizoi ndarjen e perandorisë osmane.
Britanisë iu dha një mandat për të sunduar pjesë të territorit ndërkombëtar të parashikuar nën Sykes-Picot.
Kjo u nda përsëri vitin e ardhshëm në Palestinë dhe Çisjordani (Transjordane), një mbretëri arabe nën sundimin Hashemit.
Mandati u miratua nga Lidhja e Kombeve, një pararendëse e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1922.
Më e rëndësishmja, ai përfshinte mbështetjen për Deklaratën e Balfurit (Balfour).
Arabët që jetonin atje, iu kthyen gjithnjë e më shumë dhunës kundër pushtuesve të tyre, dhe numrit në rritje të emigrantëve hebrenj, duke përfshirë hebrenjtë gjermanë, që ikin nga persekutimi nazist.
Në vitin 1936 arabët u revoltuan.
Britanikët e shtypën kryengritjen, por u përpoqën të fitonin mbi arabët, duke kufizuar ambiciet hebreje në rajon.
Grupet militante hebreje filluan të nisin revoltën e tyre, e cila, u përhap pas Luftës së Dytë Botërore. Më në fund britanikët hoqën dorë, dhe ia dorëzuan problemin OKB-së.
Pas Holokaustit, presioni u rrit për njohjen ndërkombëtare të një shteti hebre.
Në vitin 1947 OKB-ja propozoi ndarjen e Palestinës në tre pjesë: 1- Një shtet arab. 2- Një shtet hebre 3- Jerusalemi, i cili, synohej të ishte një korpus separatum, ose një entitet i veçantë, i drejtuar ndërkombëtarisht.
Dhuna vetëm u përkeqësua.
Ndërsa Britania përfundoi tërheqjen e saj në vitin 1948, udhëheqësit hebrenj deklaruan krijimin e shtetit të Izraelit.
Vendet fqinje arabe u pushtuan menjëherë.
Izraeli i mbijetoi pushtimit arab.
Në armëpushimin e vitit 1949, një vijë demarkacioni (e njohur si “Vija e Gjelbër”) shërbeu si kufi de facto midis Izraelit dhe shteteve arabe, megjithëse qeveritë arabe refuzuan të njihnin Izraelin.
Më shumë se 700000 arabë palestinezë u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Këtë e quanin nakbe, katastrofë.
Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor ranë nën kontrollin e Egjiptit dhe Çisjordanisë (Transjordania), më vonë Jordania, respektivisht.
Jerusalemi u nda.
Në vitin 1967, gjatë luftës gjashtë-ditore midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë, Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor, Rripin e Gazës, Lartësitë Golan, dhe gadishullin Sinai.
Ai aneksoi Jerusalemin Lindor, së bashku me një pjesë të Bregut Perëndimor, dhe u zhvendos për të ndërtuar vendbanime hebreje në tokat e pushtuara.
Në tetor 1973, në ditën e shenjtë të hebrenjve të Jom Kipurit (Yom Kippur), Egjipti dhe Siria filluan një sulm në Sinai dhe në Lartësitë Golan.
Nën kujdesin amerikan, Izraeli dhe Egjipti nënshkruan marrëveshjet e Keimp Deividit (Camp David), në vitin 1978, dhe një traktat paqeje vitin e ardhshëm.
Izraeli ra dakord të kthente të gjithë Sinain dhe t'u jepte palestinezëve autonomi.
Vendet arabe të indinjuara e dëbuan Egjiptin nga Lidhja (Liga) Arabe, dhe nuk pati asnjë përparim në autonominë palestineze. Në vitin 1987, palestinezët u ngritën, në atë që u bë e njohur si Intifada e Parë, një lëvizje e qëndrueshme grevash dhe protestash me gurë.
Në 1993 Izraeli dhe Organizata për Çlirimin e Palestinës nënshkruan marrëveshjen e parë të Oslos, e cila, përcaktonte një periudhë pesëvjeçare të autonomisë palestineze në Bregun Perëndimor, dhe Rripin e Gazës, nën një entitet të ri, Autoritetin Palestinez (AP).
Marrëveshjet e përkohshme krijuan një lara-lara të rrëmujshme në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës: 1- Në Zonën A Autoritetit Palestinez iu dha kontroll i plotë civil dhe i sigurisë. 2- Në Zonën B kishte çështje civile dhe disa kompetenca të rendit dhe ligjit, por Izraeli ruante kontrollin përfundimtar të sigurisë. 3- Në Zonën C Izraeli mbante kontrollin e plotë.
Marrëveshja la statusin përfundimtar të Jeruzalemit, dhe vendbanimet të zgjidheshin më vonë.
Gjatë Intifadës së Dytë, e cila, zgjati nga viti 2000 deri në vitin 2005, dhe përfshinte përdorimin e armëve dhe bombave vetëvrasëse nga palestinezët, Izraeli ndërtoi një pengesë sigurie në Bregun Perëndimor, dhe përfundimisht tërhoqi trupat dhe kolonët e tij nga Rripi i Gazës.
Në Bregun Perëndimor ai u tërhoq nga katër vendbanime.
Sot pothuajse 3 milion palestinezë jetojnë në Bregun Perëndimor, si dhe më shumë se 450000 izraelitë jetojnë në vendbanime (me përjashtim të Jeruzalemit Lindor), një shifër që është rritur afërsisht katërfish, që nga nënshkrimi i marrëveshjeve të Oslos.
Disa kolonë kanë jetuar tani në Bregun Perëndimor për dy breza.
Jerusalemi është i rrethuar me vendbanime.
Palestinezët në Gaza janë shumë më keq se ata gjetkë. Rajoni është kontrolluar nga Hamasi, një grup militant, që nga viti 2007.
Pasi erdhi në pushtet, Egjipti dhe Izraeli shtrënguan një bllokadë mbytëse në territor.
Militantët e Hamasit dhe Izraeli tani kanë qenë në luftë pesë herë. Luftimet e fundit kanë qenë më vdekjeprurësit deri tani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


























































Comments