top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NIKARAGUA PO PËRSHPEJTON LËSHIMET (KONCESIONET) E MINIERAVE PËR KOMPANITË KINEZE | RRETH 600 MIJË HEKTARË TOKË NË ZONA ME BIODIVERSITET TË LARTË JANË MARRË ME LËSHIME NGA KINA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 21, 2025
  • 1 min read

Managua, Nikaragua | Nikaragua ka zgjeruar më tej praninë e kompanive kineze në industrinë minerare të vendit me një koncesion të ri për minierën e hapur për Zhong Fu Development, këtë herë duke mbuluar 9300 hektarë, në Rajonin Autonom të Bregut Jugor të Karaibeve.


Masa, e botuar në Gazetën Zyrtare (La Gaceta), konsolidon zgjerimin e kapitalit të huaj në shfrytëzimin e mineraleve në zonat me biodiversitet të lartë.


Vetëm në dy vitet e fundit, qeveria e bashkëpresidentëve marksistë-leninistë (burrë e grua mes tyre) Daniel Ortega dhe Rosario Murillo u ka ofruar gati 600 mijë hektarë tokë kinezëve.


Midis këtyre zonave është Rezerva e Biosferës së Lumit San Juan, e shpallur me rëndësi globale për diversitetin e saj mjedisor dhe kulturor.


Fondacioni Río, i udhëhequr nga ambientalisti në mërgim Amaru Ruiz, e ka përshkruar politikën e cedimit të tokës kompanive të huaja si shkelje të Ligjit të Pronësisë së Komunitetit Indigjen.


Organizatat e opozitës në mërgim, të grupuara nën Platformën për Unitet për Demokraci, gjithashtu e përshkruajnë zgjerimin e minierave të mbështetur nga Pekini si ekocid dhe denoncojnë përvetësimin e burimeve në kurriz të të drejtave të indigjenëve.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page