top of page
E BARDHË SHIRIT.png

OKB-ja DENONCON TORTURAT DHE ZHDUKJET NË NIKARAGUA DERI NË VITIN 2025 | 16 RASTE TORTURE + 31 VETA TË ZHDUKUR + 75 TË ARRESTUAR POLITIKË NGA REGJIMI I KUQ MARKSIST-LENINST.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 25
  • 1 min read
ree

Managua, Nikaragua | Të paktën 16 raste torture, përfshirë dhunë seksuale, 31 zhdukje me forcë dhe 75 të burgosur politikë janë mbajtur shënim deri në qershor 2025”.


Kjo është ajo që Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut denoncon në raportin e saj të fundit mbi situatën në Nikaragua midis qershorit 2024 dhe qershorit 2025.


Të gjitha mediat e pavarura në vendin e Amerikës Qendrore raportuan lajmin.


Dokumenti gjithashtu detajon 52 ndalime arbitrare për rihyrje, 156 dëbime pa të drejtë apelimi dhe deportimin në Guatemalë të 135 figurave të opozitës, me shtetësinë e tyre të revokuar dhe pasuritë e tyre të konfiskuara.


Znj. Maarit Kohonen, drejtoreshë e Divizionit të Operacioneve Globale në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, kritikoi reformën kushtetuese të miratuar në muajin janar të këtij viti, e cila, përqendroi pushtetin në duart e Presidentit Daniel Ortega dhe gruas së tij Rosario Murillo, duke eliminuar garancitë themelore siç janë ndalimi i torturës dhe ndarja e pushteteve.


Që nga viti 2018, mbi 5500 OJQ dhe 850 shoqata fetare janë mbyllur në Nikaragua, me priftërinj të dëbuar dhe udhëheqës indigjenë të vrarë dhe të zhdukur.


OKB-ja bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politikë dhe respektimin e plotë të të drejtave të njeriut.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page