SALVADORI LARGOHET NGA PARLAMENTI I AMERIKËS QENDRORE | PARLAMENTI U KRIJUA NË MUAJIN TETOR TË VITIT 1991; PËRBËHET NGA GUATEMALA; EL SALVADORI; HONDURASI; NIKARAGUA; PANAMAJA; REPUBLIKA DOMINIKANE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 1
- 1 min read

Salvador | Asambleja Legjislative e Salvadorit ka filluar procesin e reformimit të Kushtetutës për të ndarë vendin nga Parlamenti i Amerikës Qendrore (Parlacen), pas një kërkese nga Përfaqësuesi Xhovani Zaldana (Geovanny Zaldaña) i partisë në pushtet “Nuevas Ideas”.
Procesi filloi në seancën plenare, ku u miratua reforma kushtetuese që lejon rizgjedhjen e pacaktuar të Presidentit të Republikës, e mbështetur nga 57 përfaqësues të së njëjtës parti dhe aleatëve të saj.
Z. Zaldana u kërkoi përfaqësuesve të nënshkruajnë iniciativën dhe ta miratojnë atë menjëherë.
“Për të vazhduar thellimin e transformimeve të nevojshme - deklaroi ligjvënësi - sot po paraqes një kërkesë për të reformuar nenet 80 dhe 133 të Kushtetutës për t'u ndarë nga Parlamenti i Amerikës Qendrore, i cili, nuk po i ofron asnjë përfitim popullit Salvadorian”.
Parlamenti u krijua në muajin tetor të vitit 1991 dhe aktualisht përbëhet nga Guatemala, El Salvadori, Hondurasi, Nikaragua, Panamaja dhe Republika Dominikane.
Kosta Rika është i vetmi vend i Amerikës Qendrore që nuk është bashkuar me mekanizmin.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments