MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME KOMONUELTHIT DHE ZHVILLIMIT BËN ME DIJE SE SEKRETARI KEMËROUN (CAMERON) KA TELEFONUAR PRESIDENTIN BEGAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 22, 2024
- 1 min read
Londër, Britani e Madhe | Sekretari i Jashtëm britanik Deivid Kemëroun (David Cameron) ndërpreu vizitën zyrtare në Tiranë për shkak se duhej të kthehej në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në mbledhjen urgjente të thirrur nga kryeministri Rishi Sunak.
Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes një postimi në rrejtin social virtual Iks (X) bën me dije se sekretari Kemëroun (Cameron) ka telefonuar presidentin Begaj pas largimit nga Tirana.
Ata kanë diskutuar për rolin e Shqipërisë si anëtare e NATO-së, ndërsa ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale.
“Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar Bajram Begaj, sot pas vizitës së tij në Tiranë. Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe rikonfirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale”, thuhet në përmbajtjen e shënimit të postuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































