top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MINISTRIA E BRENDSHME E EKUADORIT NJOFTOI SE FALË NJË OPERACIONI POLICOR TË NDËRLIKUAR KISHTE ARRESTUAR NJË NGA KRERËT E AGJENTURËS SHQIPTARE TË KRIMIT ORDINER: DRITAN GJIKËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Kuito, Ekuador | Ministria e Brendshme e Ekuadorit, kumtoi me anë të një postimi në rrjetin social virtual Iks (X) se:

1- Z. Dritan Gjika, me moshë 47 vjeç, qytetar me origjinë shqiptare, u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Arrestimi i tij ishte produkt i një operacioni policor ndërkombëtar të zhvilluar 26 maj të vitit 2025.

 

Ai ishte i shpallur në kërkim policor ndërkombëtar nga Interpoli për:

1- Trafik droge.

2- Pastrim parash.

3- Krim të organizuar.

 

Ai akuzohet si drejtues i një organizatë kriminale që vepronte në territorin e Ekuadorit dhe dhe të Mbretërisë së Spanjës, e cila, ishte e përqendruar në trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në Amerikën Qendrore dhe në Evropë.

 

Në muajin shkurt të vitit 2024 Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ekuadorit e quajti atë drejtuesin e operacioneve të Agjenturës shqiptare të Krimit Ordiner në Ekuador.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page